Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kodra i çon selam Kurtit dhe Halitit: Rrini të qetë, nëse ka nevojë – iu vi në shtëpi

    21/09/2022 22:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prekë Kodra, personi i cili u portretiziua si snajperisit që ka dahsur ta vrasë kryeministrin Albin Kurti, deputetin e PDK-së, Xhavit Halit dhe ish-komandantin e UÇK-së, Ismet Haxha, ka folur për këta të fundit.

    Ai tha se vetëm kryeministrin Kurti e njeh dhe atë përmes televizionit, kurse dy të tjerët jo.

    Mes tjerash, ai i çoi selam atyre duke iu thënë të rrinë të qetë, po nëse është nevoja, shtoi se mund të iu shkojë në shtëpi me zakone të Dukagjinit.

    “Unë jam tu i pa lajmet, po habitem se çka po shoh. Jam i lirë, për çka do që dyshohem jam i gatshëm me dhonë llogari. As nuk jam në gjak me kënd, as s’e kom vra askënd. Janë intriga shqiptaresh, kosovare e që dojnë të keqen mua dhe familjes time.

    S’kam si me pasë shpjegim. Jam një njeri, për herë të parë e kam dëgjuar këtë histori. Jam i habitur, s’e kam marrë veten mirë. Ata persona që janë përmendur aty, përveç Kurtit, unë ata tjerët si kam pa e as s’i kam ni. Nuk i njoh as s’jam marrë me asnjë gjë”, tha ai.

    “Jeni të nderuar edhe ju, edhe ata persona që i kanë përmendur emrin se po iu myt ai prej shalës së Dukagjinit, thuani të rrinë të qetë se unë s’i njoh as s’i di. E po të jetë nevoja, unëi shko nëpër shpia, ose në rrugë me zakon të Dukagjinit, e malësisë së Gjakovës, e ata i dinë rregullat. Kush ka punë me mua del ballë për balllë e jo pas shpine. Të rrinë të gjithë të qetë se unë i kam gajlet e mia”, deklaroi ai në T7.

    Artikuj të ngjashëm

    Si e kuptoi në media se ishte “atentatori i Kurtit” e deri tek ndalimi prej policisë, krejt çka tha Prekë Kodra

    Pse u arrestua Prekë Kodra në Vërmicë, çfarë iu gjet dhe çfarë pyetje i bëri Policia

    Prekë Kodra tregon si e takoi Driton Selmanajn, pas fotos në një tavolinë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.