Avokati Arianit Koci është shprehur i zhgënjyer me deputetët aktual.
Ai ka bërë me dije që secili prej tyre karakterizohet me primitivizëm, padijeni, poshtëruesi dhe pafytyrësi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se pa u largu shumica e këtyre politikanëve, Kosova nuk ka shpëtim.
“Po i këqyri sot deputetët, dhe nuk e di cili po ia kalon tjetrit me primitivizëm, padijeni, poshtërsi e pafytyrësi. Prej deklarimeve të tyre shihet se na trajtojnë neve, votuesve, si idiotë 🤦♂️. Prandaj, boll ma! Pa u largu shumica e këtyre politikanëve, Kosova nuk ka shpëtim. Janë të pareformueshëm. Të papërmirësueshëm. E si bëhet kjo? Shumë thjeshtë: mos ua jepni votën 🗳️. Duhet me iu dhënë rastin të tjerëve. Me i shkatërru klikat dhe klanet”, ka shkruar Koci, duke shkruar se skena politike duhet të pastrohet.
“S’ka logjikë me pasë pakënaqësi për një politikan për vite të tëra, e prap me ia dhënë 50.000, 100.000 vota apo edhe më shumë. Ky është vetëshkatërrim 💥. Nuk mundesh me pritë mirë prej politikanit që e ka dëshmuar se nuk din, nuk don dhe e ka interesin e vet para atij të përgjithshëm. Nëse duam prosperitet – duhet me e pastru këtë skenë politike një herë e mirë”, ka shkruar Koci.