Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Koci thotë se drejtësia po e privilegjon Kurtin krahas qytetarëve të thjesht, tregon rast konkret

    07/05/2025 17:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati Arianit Koci ka thënë se drejtësia po e privilegjon Kurtin, duke treguar një rast konkret me kilenten e tij. Ai ka treguar se si po veprohet ndaj saj dhe se si nuk po veprohet ndaj Kurtit, në rastin e mosparaqitjes para Prokurorisë.

    Sipas tij po të veprohet sikur Kurti, drejtësia do të fundosej.

    E plotë:

    “Drejtësi” për qytetarin, privilegj për Albin Kurtin.

    Me mosparaqitjen e tij si dëshmitar, Albin Kurti nuk po i respekton rregullat që vlejnë për çdo qytetar tjetër. Situata e tillë dërgon një mesazh të qartë: ky sistem përdor standarde të dyfishta dhe duhet ndryshuar rrënjësisht.

    Ndërsa Kryeministri vepron pa pasoja konkrete, qytetari i zakonshëm përballet me ndëshkim të menjëhershëm – edhe për raste që nuk kanë as bazë faktike.

    Rasti i klientës sime është shembulli tipik i kësaj drejtësie të njëanshme.

    Pas një aksidenti komunikacioni, në vendin e ngjarjes, ajo e pyet një polic trafiku se si kishte ndodhur ngjarja. Një police tjetër ndërhyn dhe i thotë: “S’ke ti çka pyet!”

    Në diskutim e sipër, ngriten tonet.

    Përfundimi? Klientja përballet me kallëzim penal – kinse për “sulm ndaj zyrtares policore”.

    Policja, për ta treguar autoritetin, e keqpërdor detyrën. Bën kallëzim penal pa asnjë fakt konkret. Njëherë thotë se klientja “e ka prekur”, pastaj “e ka shtyrë”.

    Por nëse vërtet do të ishte sulmuar një police në detyrë – a nuk do të arrestohej menjëherë sulumuesi/ja?

    A nuk do të shoqërohej në stacion policor?

    Asgjë nga këto nuk ndodhi.

    Sot kemi dy hetime paralele:

    – Një ndaj qytetares, për “sulm ndaj zyrtares”

    – Dhe një ndaj vetë polices, për keqpërdorim të pozitës.

    Kjo sjellje e zyrtarës e ka ngarkuar Policinë, Prokurorinë dhe tash edhe Inspektoratin Policor – ku klientja e ka paraqitur rastin.

    Dhe pikërisht këtu zbulohet problemi thelbësor i këtij sistemi: nuk ka siguri juridike për qytetarin e Kosovës.

    Aty ku nuk ka bazë – bëhen kallëzime penale.

    Aty ku ka bazë – nuk veprohet fare.

    Prokuroria dhe gjykatat na tregojnë përditë që nuk i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë.

    Kjo nuk është më vetëm padrejtësi – është sistem që i mbyll sytë ndaj të fortit dhe reagon vetëm ndaj të dobëtit.

    Mjafton të krahasohen veprimet ndaj një qytetari dhe ndaj Kryeministrit.

    Paramendoni: një qytetar i zakonshëm që injoron tri ftesa të Prokurorisë për dëshmi? Qe gjashtë muaj?

    Do të shoqërihej në prokurori. Me pranga në duar.

    Por jo Kryeministri.

    Ndaj tij, për aq sa është raportuar nga mediat, janë shqiptuar dënime me gjobë – dhe asgjë më shumë. Asnjë shoqërim me polici. Asnjë veprim procedural serioz.

    Këto “masa” simbolike janë farsë.

    Sepse nëse ligji nuk zbatohet për të gjithë – nuk është ligj, por mjet pushteti.

    Tani imagjinoni sikur çdo dëshmitar të vepronte si Albin Kurti.

    Të mos i përgjigjej Prokurorisë.

    Të zvarritej çdo hetim.

    Të paralizohej çdo procedurë.

    Drejtësia do të fundosej.

    Artikuj të ngjashëm

    Kosova në bllokadë”, Koci i kërkon Kurtit të marrë përgjegjësi si lider

    “Albini kundër Albin Kurtit” – Koci thotë se çmimin për bllokadën në Kuvend po e paguan kryeministri në detyrë

    Vrasja e policit Lika, avokati Koci: Deri më tani, sipas prokurorisë nuk ka elemente terroriste

    Të Fundit

    Fejzullahu: Qeveria duhet të subvencionojë tarifat e energjisë nëse nuk dëshiron rritjen e tyre

    Sveçla: Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat

    Napoli bëhet gati për festë, formacionet zyrtare ndaj Cagliarit

    E rëndë: Një grua ther me thikë disa persona në Hamburg, 12 të plagosur, tre në rrezik për jetë

    Rrahje si në filma në afërsi të QKUK-së, këta raportohet se janë të dyshuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.