Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku me t’u pozicionuar për tu deklaruar para gazetarëve, ka ndërhyrë avokati Arianit Koci, i cili po vazhdon protestën e tij për mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Koci i tha Izmakut se duhet t’i vinte “marre” që po do të deklarohet, përderisa deri tani s’kanë zgjidhur asgjë.
Madje në një moment i thotë të futet brenda e të mos flas.
“Zonja deputete qysh spo te vjen marre bre. S’po merrni vesh 30 herë e po flet këtu. Hec hin mrena edhe mos fol palidhje”, ishin fjalët e avokatit Koci.