Avokati Arianit Koci ka publikuar një koment tmerrues e të papranueshëm ndaj aktivistes Zana Avdiu në rrjetet sociale.
“Kam me t’çu bashkë me Hamiden natanë,” – thotë njëri mesazh të cilin e ka publikuar Koci.
Hamide Magashi është gruaja shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së nga burri i saj, i cili më pas vrau edhe veten.
“Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdoret edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e fëlliqtë.” – komenton Koci.
Ai ka thënë se tash “po shkojmë në Polici për t’i denoncuar të gjitha kërcënimet”. Nuk dihet nëse do të denoncohet mes tyre edhe babai i Granit Xhakës, Ragipi.