Avokati Arianit Koci ka theksuar se të gjithë akterët politikë pajtohen se gjendja aktuale në Kuvend nuk mund të vazhdojë më.
Ai kërkoi që të ulen tensionet dhe të lihen anash inatet për të arritur një zgjidhje, duke theksuar se është koha për të përvjelë mëngët dhe për të kontribuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Të gjithë e kemi një qëllim: të ndërtojmë shtetin tonë të përbashkët,” tha Koci.