Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    17/06/2025 19:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati Arianit Koci sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me rastin e ish-policit Arbnor Spahiu i cili është i paraburgosur në Serbi.

    Koci u shpreh se nëse ka drejtësi ai do të lirohet, por tha gjithashtu se edhe nëse nuk ka drejtësi, herëdokur ai do ta kthej në Kosovë.

    “Besoj që këto dy, më së shumti tri ditë duhet të merret një vendim në bazë të ankesës e cila është dorëzuar javën e kaluar”.

    “Nëse ka veç pak drejtësi, ai të do të lirohet, por edhe në hiç nëse nuk ka drejtësi herëdokur kam me e kthy. Arbnori nuk ka qenë në polici kur ka ndodhur rasti “Banjska”, u shpreh tutje ai.

    Koci tutje u shpreh se në aspektin teknik, Arbnori nuk malterohet dhe tha se po trajtohet si çdo i paraburgosur tjetër.

    “Në aspektin teknik, Arbnori nuk malterohet, nuk ka probleme, trajtohet si çdo i paraburgosur tjetër, në ato kushtet e paraburgimit, ato nuk janë kushte ideale, natyrisht janë kushte të rënda, por nuk ka diskriminim për shkak të faktit që është shqiptar apo pse është ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës”, tha Koci

    Artikuj të ngjashëm

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv që pesë muaj

    Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë të Jugut, të dyshuarit i konfiskohet revolja me 41 fishekë

    Të Fundit

    Hamëz Llapqeva: Unë e mbaja familjen, se baba na vdiq herët

    Kjo është momentalisht gjendja e rrugës Kijevë-Dollc, pamje

    “Dorëzohu pa kushte”, ultimatumi i Trump për Iranin

    Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri

    Ambasadorja izraelite në Kosovë tregon se si mund të largohen shqiptarët nga Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.