Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshire në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.
Ai theksoi se i mbetet në dorën e prokurorit të rastit se a do të ngritet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet aktakuza aktuale dhe se në këtë rast pret që të dënohet të gjithë të akuzuarit për shkak se ka prova të pa kundërshtueshme.
“Së pari ju e patë që u evituan të gjitha pengesat procedurale, të gjithë u pajisen me shkresa të lëndës. Të akuzuarit i kanë 30 ditë afat t’i kundërshtojnë provat dhe të bëjnë kërkesën për hudhjen e aktakuzës. Prej tre të akuzuarve, dy nuk u deklaruan fare, që i bie që nuk e kanë pranuar fajësinë, i treti tha fare nuk kam lidhje me këtë aktakuzë. Natyrisht pres që do të dënohen të gjithë, për shkak se ka prova të pa kundërshtueshme. Këtu është çdo gjë e qartë e qartë që në fillim”.
“Kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshire, a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet, kjo mbetet në strategjinë e prokurorit. Hetimet për këtë rast në mënyrë të vrullshme dhe intensive po vazhdojnë”.
“Gjykata Supreme i din punët e veta, a do ta zgjedh këtë rast, do të jep mendimin e vetë kur të sheh të përshtatshëm. Unë besoj që po e trajtojnë me prioritet. Sa i përket 42 personave që janë të akuzuar, ata janë në kërkesë të kuqe të Interpolit, ata jo që nuk munden me dal prej Serbisë, po pres që çdo moment Serbia ose kur t’i vijë koha që t’i dorëzojë në Kosovë”. /EO