Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Koci ishte në Serbi për ish-policin: Besoj e vërteta do të dalë në pah, e do të përfundojë mirë

    09/06/2025 09:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Avokati Arianit Koci ka folur për arrestimin e ish-policit të Kosovës Arbnor Salihu, nga autoritetet serbe.

    Ai tha se sapo është kthyer nga Serbia, ku ishte në mision për të mbledhur informata dhe për të verifikuar çdo detaj nga afër nga terreni.

    I njëjti pohoi se nesër fillon beteja juridike – dhe beson se e vërteta do të dalë në pah, e do të përfundojë mirë.

    “E kam marrë këtë përgjegjësi me vetëdije të plotë për seriozitetin e rastit dhe për nevojën që qytetari ynë të ketë mbrojtje efektive në çdo hap të procedurës”, u shpreh Koci për Klankosova.

    “Prokurori do ta marrë nesër në pyetje Arbnorin, e më pas do të vendosë nëse do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit”.

    Koci theksoi se bazat e dyshimit janë të paqëndrueshme: “Pretendimet në kërkesën për ndalim nuk qëndrojnë dhe pres që të hidhen poshtë”.

    Avokati Koci deklaroi se në këtë fazë, mbështetja institucionale është e domosdoshme – veçanërisht në aspektin logjistik nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse.

    “Sidoqoftë, me ta kam pasur bashkëpunim të mirë dhe pres të vazhdojë”.

    “Ky angazhim është çështje përgjegjësie profesionale – dhe bindjeje se asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk duhet të mbetet i pambrojtur, sidomos në raste të ndjeshme me implikime më të gjera”, tha Koci.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjendet kokainë e mariuhanë në burgun e Dubravës

    Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një vajze në Gjilan

    Nis seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”

    Të Fundit

    Gjendet kokainë e mariuhanë në burgun e Dubravës

    Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një vajze në Gjilan

    Nis seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”

    Deputetët me 5 minuta punë, por angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

    Leutrim Gërvalla publikon këngën “Jetë e mot Lavdi” – një himn për Gllogjanin dhe heronjtë e lirisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.