Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KMShK: Raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm

    09/05/2025 22:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka thënë se raportimi për tragjedi duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen.

    Në një reagim KMShK-ja ka theksuar se nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion.

    “Sipas Kodit Etik, mediat duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet të raportojnë, duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje. Mediat duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit”.

    “Sipas kodit të etikës duhet respektuar dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre, duke mos i paraqitur në media fotografitë, videot apo incizimet tjera të të aksidentuarve, të të dhunuarve, të të vrarëve, të të vetëvrarëve apo personave të lidhur me ta, e në veçanti fëmijëve që janë pjesë e aksidentit, incidentit, fatkeqësisë natyrore apo veprës penale. Mediat e shkruara edhe gjatë raportimit duhet të lejojnë njerëzit të mbajnë zi privatisht, duke i trajtuar me shumë kujdes ngjarjet e tilla”, thuhet në njoftim.

    Ndër tjera, thuhet se mediat nuk duhet që fotografitë ose videot nga vendi i ngjarjes t’i publikojnë pa mbuluar identitetin apo trupin e viktimave pas aksidentit, incidentit, dhunës, fatkeqësisë natyrore apo veprës penale.

    “Publikimi i fotografive ose videove të tilla do të konsiderohet fyerje për ndjenjat e familjarëve të viktimave dhe të ndjeshme për publikun. Mediat e shkruara nuk duhet të publikojnë lajme me fotografi apo video ku paraqiten viktimat apo personat e zhdukur dhe të njëjtit në raportim të identifikohen me emër dhe mbiemër. Përjashtim nga publikimi i emrit e mbiemrit janë rastet kur për viktimat apo personat e zhdukur ka interes publik”, thuhet në reagimin e KMShK-së.

    KMShK shton se gazetarët dhe mediat duhet të kenë parasysh që është e nevojshme që të mbrohet identiteti i viktimave.

    “Publikimi i identitetit të viktimave varet nga interesi publik dhe mbetet në diskrecionin e mediave, bazuar në kodin e etikës. Viktimave në fotografi e video duhet t’iu mbulohet fytyra ose të paktën pjesa e syve. Duhet pasur kujdes gjatë raportimit për kufoma / trupa të vdekur, për të plagosur, pamje gjaku etj”.

    “Në artikull / storie duhet të vendoset paralajmërimi për përmbajtjen mediale që ka të bëjë me përmbajtje të papërshtatshme ose të ndjeshme. Nuk duhet ekspozuar kategoritë e cenueshme të shoqërisë dhe gjendja emocionale e të afërmve të viktimave”.

    “Nëse autoritetet zyrtare – por jo vetëm – publikojnë përmbajtje të ndjeshme, atëherë mediat duhet pasur kujdes që të mbulojnë pjesët problematike, të ndjeshme, të fotografive ose videove”, thuhet në njoftim. 

    Artikuj të ngjashëm

    Theret një person në qendër të Prishtinës, Policia arreston të dyshuarin

    Aksident zinxhiror në “Rrugën B”, lëndohen katër persona

    Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

    Të Fundit

    Theret një person në qendër të Prishtinës, Policia arreston të dyshuarin

    KMShK: Raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm

    Aksident zinxhiror në “Rrugën B”, lëndohen katër persona

    Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

    Vdekja e dizajnerit Festim Isufi, Xhuli: Largimi yt na tronditi të gjithëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.