Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KMDLNJ: Padia për gjenocid ndaj Serbisë mbetet veç premtim elektoral i Kurtit

    12/11/2024 17:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) e ka vlerësuar veçse si premtim elektoral zotimin e kahershëm të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shtruar padi për gjenocid ndaj Serbisë.

    “LVV dhe Albin Kurti patën premtuar se gjatë mandatit që e fituan me shumicë absolute do ta padisin Serbinë për gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit 1998 – 1999. Për këtë është rithemeluar e jo themeluar Instituti për Krime Lufte dhe është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale”, thanë ata në një deklaratë për media.

    “Kurti tha se qeveria e Kosovës është duke bërë punë të madhe në pregatitjen e padisë për gjenocid por shkaku i natyrës së çështjes, përmbajtja është konfidenciale sikur që disa injorantë korruptivë brenda FSK – së u përpoqën që marrëveshjen për furnizim me fasule për FSK – në ta trajtojnë si çështje konfidenciale apo si material i klasifikuar. Arsyetimi i KM Kurti se njëra ndër arsyet e konfidencialitetit qenka se Serbia ka qëndrim armiqësor, sa është e paqëndrueshme aq është edhe qesharake për faktin se padia e tillë nuk bëhet ndaj shtetit miqësor. E vërteta është se me statusin ndërkombëtar që e ka Kosova , nuk ka të drejtë të bëjë padi të tillë sepse duke mos qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e ka të pamundur qasjen në gjykatat që trajtojnë padi të tilla. Mundësia që këtë ta bëjë përmes një shteti apo vendi tjetër thuaja është e pamundur shkaku se askush nuk e merr një përgjegjësi të tillë, madje as Shqipëria”, thuhet në komuniatë.

    “Premtimi për padi për gjenocid kundër Serbisë ka qenë dhe mbetet premtim elektoral që nuk ka gjasa teorike të realizohet gjatë këtij mandati e as në mandatin e radhës pavarësisht se kush do të jetë në krye të vendit. Instituti për Krime Lufte nuk ka kapacitet profesional të merret me këtë çështje dhe as materiale të mjaftueshme. Realisht, që nga themelimi nuk ka asnjë aktivitet hulumtues përveç se mundohet të përfitojë nga puna e të tjerëve, pa zgjedhur mjete për të ardhur te materialet. KMDLNj ka fakte të mjaftueshme për këtë”, thuhet në komunikatë ndër të tjera.

    Artikuj të ngjashëm

    KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim kriminal, kërkohet protestë gjithë-popullore

    Zyrtarja e KMDK-së thotë se VV e ka kapur trefish këtë ndërmarrje publike: O popull janë t’u na rrejtë

    KMDLNj: Gjykimi në Hagë, maratona e një krimi juridik

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.