Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KMDLNj: A po bëhet Kosova burg i madh ndërkombëtar

    08/05/2024 17:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli për Mbrojtjen dhe Lirinë e të Drejtave të Njeriut ka reaguar ndaj planeve të qeverisë e cila sipas këtij Këshilli synon zbatimin e një Marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës për lëshim me qira të Qendrës së Paraburgimit në Pasjak të Gjilanit ku, për fillim do të vendoseshin 300 të dënuar në Danimarkë për vepra të rënda penale dhe të cilët Danimarka me çdo kusht do t’i transferojë në Kosovë për faktin se nuk po kanë kapacitet t’i risocializojnë.

    “Qeveria aktuale e Kosovës po e vazhdon zbatimin e një Marrëveshjeje kriminale dhe raciste me Mbretërinë e Danimarkës për lëshim me qira të Qendrës së Paraburgimit në Pasjak të Gjilanit ku, për fillim do të vendoseshin 300 të dënuar në Danimarkë për vepra të rënda penale dhe të cilët Danimarka me çdo kusht do t’i transferojë në Kosovë për faktin se nuk po kanë kapacitet t’i risocializojnë. Asnjëri nga të dënuarit që do të transferohen në kundërshtim me vullnetin e tyre nuk është danez apo shtetas danez, të gjithë janë nga shtetet tjera, kryesisht arabe, të Afrikës apo shteteve të pazhvilluara e që konsiderohen që paraqesin rrezik për Mbretërinë e Danimarkës. Shuma që këta të burgosur i shiten Kosovës është e papërfillshme, afërsisht 200 milionë euro. Ky trafikim legal me qenie njerëzore midis Kosovës dhe Danimarkës është kundërshtuar në Danimarkë nga aktivistë për të drejtat e njeriut kurse në Kosovë, që nga fillimi është kundërshtuar fuqishëm vetëm nga KMDLNj.”, thuhet në reagim

    KMDLNj ka theksuar se ” Komiteti për Parandalimin e Torturës i Kombeve të Bashkuara e ka kundërshtuar këtë Marrëveshje shkaku se i shkelë të drejtat e njeriut dhe ka kërkuar nga qeveria e Danimarkës ta anulojë këtë Marrëveshje.  Qeveria e Kosovës, në mungesë të skajshme të transparencës mundohet ta kontrabandojë Marrëveshjen si ndërkombëtare që i sjellë dobi të madhe materiale duke e akuzuar opozitën se me mosvotim po ia humbin Kosovës 200 milionë euro ndonëse dëmi që i bëhet Kosovës është shumëfish më i madh dhe drejtpërdrejtë ka pasoja për sigurinë e vendit. Ministria e Drejtësisë paskrupullt po e dezinformon opinionin për këtë Marrëveshje duke fshehur faktin se brenda vendi po i legalizon dy sisteme korrektuese, i Kosovës që po diskriminohet dhe ai i Danimarkës që realisht po e ka statusin e Ambasadës apo të territorit ekstraterritorial ku institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë qasje dhe ku legjislacioni i Kosovës zëvendësohet me atë të Danimarkës.”.

    Po ashtu në reagim thuhet se “Asnjë shtet normal nuk do ta pranonte këtë. Për KMDLNj është i habitshëm fakti se deputetët e Kuvendit të Kosovës as që e dinë përmbajtjen e kësaj Marrëveshjeje dhe rrjedhimisht nuk i konsiderojnë as pasojat që dalin nga kjo prandaj nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim ta kundërshtojnë këtë. MD e Kosovës brutalisht po gënjen për këtë Marrëveshje përmes instrumentalizimit të deputetëve të pozitës dhe injorancës së deputetëve të opozitës. Qevetia daneze është raciste dhe brutalisht po i shkelë të drejtat e të burgosurve që po ia shet Kosovës. Me këtë Marrëveshje më së shumti humbin Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe të dënuarit kosovarë që do të vëhen në raport shumë diskriminues krahasuar me stafin korrektues danez dhe të dënuarit jodanezë në Burgun e Gjilanit. Duke parë batakqillëkun e institucioneve të Kosovës, edhe Mbretëria e Belgjikës kishte menduar të veprojë si Danimarka po që ky propozim të mos refuzohej nga kryeministri i këtij vendi. Së fundi edhe Austria po e shqyrton si mundësi që të teansferojë të burgosurit problematikë e që nuk janë austriakë, në Kosovë.  Vendet me paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike po iu nënshtrohen vendeve të fuqishme duke pranuar marrëveshje të dëmshme, Anglia po i dërgon refugjatët në Ruanda ( Afrikë ) sikur edhe të burgosurit një pjesë e të cilëve dhunshëm po i kthejnë në Shqipëri. Italia po o dërgon refugjatët dhe të burgosurit në Shqipëri sikur që Danimarka, mbase Austria dhe ndonjë shtet tjetër do ta blejnë ndonjë burg për të transferuar, në kundërshtim me të drejtat e njeriut të burgosur që duan të lirohen nga ta. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të kundërshtojnë të votojnë Marrëveshjen ne Danimarkën si dhe marrëveshjet thera të ngjashme sepse në mënyrë flagrante i shkelin të drejtat e njeriut! Kështu shprehimisht e cilësojnë raportet e besueshme kombëtare dhe  ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

    Artikuj të ngjashëm

    KMDLNJ kërkon që të mos politizohet kthimi i Dragica Gashiq në Gjakovë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.