Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KMDLNj reagon pasi disa qytetarë janë konvertuar në katolik

    06/08/2024 13:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, përmes një reagimi publik thotë se kohëve të fundit është bërë si rregull që konvertimet nga njëri besim në një tjetër po përcillen me një interesim të shtuar medial,  e që sipas tyre, kjo  nuk ka ndodhur më parë.

    Në reagim thuhet se konvertim po bëhet në mënyrë të organizuar për një çështje që është ekskluzivisht personale.

    “Konvertimet nga besimi islam në të krishterë po bëhen nën përkujdesje të Ipeshkvisë së Kosovës duke iu dhënë një publicitet pikërisht në natën e Kërshëndellave e që, sipas KMDLNj- ës nuk ka lidhje, as me besimin e as me të drejtat dhe liritë fetare. Tash, ky konvertim po bëhet në mënyrë të organizuar për një çështje që është ekskluzivisht personale.  Mediat informuan se në Gllogjan qenkan konvertuar mbi 100 persona duke iu kthyer besimit të të parëve, sipas deklaratave të tyre. Gjithashtu, ishte një informatë se edhe në kishën në Llapushnik janë konvertuar shumë persona dhe se edhe më shumë janë duke pritur për t’u konvertuar”, thuhet në njoftim.

    Tutje, theksohet se e drejta e besimit dhe e ushtrimit të fesë në Kosovë është e rregulluar me ligj dhe askujt nuk i mohohet kjo e drejtë njerëzore pavarësisht përkatësisë kombëtare dhe besimit.

    “Se mund të bëhet më shumë nuk ka asnjë dyshim. Për KMDLNj- ën është shqetësues fakti se konvertimet e fundit nuk bëhen sipas vullnetit të besimtarit dhe se nuk po trajtohet si një çështje personale që edhe është por një përcaktim që duhet të jetë krejtësisht shpirtëror po mbështillet me motive politike dhe kombëtare. Ashtu si po duken gjërat këta që po konvertohen po konsiderohen si patriotë dhe shqiptarë kurse të tjerët si joshqiptarë dhe antikombëtarë”.

    Tutje, thuhet se “Kjo, në fakt është gjuhë e urrejtjes, në kundërshtim me ligjin, të drejtat e njeriut dhe vet mësimet fetare, pa bërë dallime”.

    “Institucionet përkatëse të sigurisë duhet të hetojnë këtë gjuhë të urrejtjes dhe të ndërmarrin masa ndaj atyre që në mënyrë të organizuar nxisin urrejtje ndaj cilitdo besim kurse, Ipeshkvia e Kosovës, si autoritet suprem i besimit të krishterë në Kosovë duhet të distancohet nga ky fjalor nxitës dhe urrejtës sikur që duhet të distancohet nga organizimi i spektakleve mediale gjatë konvertimit të organizuar në katedralen e kryeqytetit duke e trajtuar këtë çështje si krejtësisht personale”.

    “Mirëfilli dihet se një ekstremizëm prodhon një ekstremizëm tjetër duke krijuar kushte që përmes gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes të zgjerohet spiralja e dhunës. Kosova ka aq shumë probleme tjera që tash të merret me konfrontime në baza fetare. Duket se dikush qartazi po punon në këtë drejtim, organet e sigurisë duhet ta hetojnë këtë dukuri të kushtëzuar. Nuk ka të drejta të njeriut për një besim dhe të drejta tjera për një besim tjetër. Dikush i ka keqkuptuar këto të drejta apo po i interpreton ashtu si dëshiron vet”.

    Artikuj të ngjashëm

    KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim kriminal, kërkohet protestë gjithë-popullore

    Zyrtarja e KMDK-së thotë se VV e ka kapur trefish këtë ndërmarrje publike: O popull janë t’u na rrejtë

    KMDLNJ: Padia për gjenocid ndaj Serbisë mbetet veç premtim elektoral i Kurtit

    Të Fundit

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    “Vrasësi i heshtur”, çfarë duhet të dini rreth të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën

    Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

    U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

    “Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? – FOTO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.