Jurgen Klopp ka folur në përfundim të ndeshjes së sotme ndaj Southampton rreth Jake Daniels, lojtarit 17-vjeç të Blackpool, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi hapur që është homoseksual.
“Fantastike. Kur e pashë duke folur, nuk mund të besoja që është vetëm 17-vjeç. I gjithë komuniteti i futbollit do ta përkrahë, me të gjitha mundësitë që kemi. Nuk e njoh personalisht, por jam vërtet krenar për të. Jam shumë i lumtur për Daniels”, u shpreh Jurgen Klopp.
Kujtojmë që Daniels është lojtari i parë profesionist që ka bërë një dalje të tillë publike në Angli, duke rrëfyer se është homoseksual, që prej 1990, në kohën kur Justin Fashau kishte bërë hapin e parë në këtë drejtim.