Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Klopp: Më pëlqen energjia e Haaland, nuk do rrijë gjatë në Dortmund

    23/08/2021 11:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Erling Haaland admirohet nga të gjithë klubet. Ekipet e mëdha të botës e kanë pasur atë në agjendën e tyre për shumë muaj, por norvegjezi ende nuk është larguar nga Borussia Dortmund. I fundit që ka folur për fenomenin norvegjez, është Jurgen Klopp, i cili është një tjetër tifoz i futbollit të Haaland

    Liverpool nuk ka qenë një nga klubet më të afërt me norvegjezin në muajt e fundit, por Klopp është i vetëdijshëm se së shpejti ai do të ndryshojë ekip dhe njëkohësisht nxjerr “the reds” nga gara për shërbimet e tij.

    “Herët a vonë Haaland do të ndryshoje skuadër, pasi një lojtarë si ai është e pamundur që të mos të synohet nga të gjithë klubet. Nuk e di nëse do të jetë vitin e ardhshëm, por Dortmund e di mirë që nuk do ta ketë dhe për shumë kohë në dispozicion. Unë nuk kam numrin e tij të telefonit! Ai është thjesht një lojtar shumë interesant dhe më pëlqen energjia e tij”, tha Klopp.

    Përveç kësaj, trajneri gjerman vlerësoi vendin e tretë në Premier League sezonin e kaluar, pasi sipas tij nuk ishte e thjeshtë të arrihej me aq shumë dëmtime sa kishin “The Reds”.

    “Vendi ynë i tretë ishte po aq i mirë sa titulli i vitit të kaluar. Problemi i madh ishte se duhej të luanim pa mbrojtje. Van Dijk, Matip dhe Gomez ishte jashtë dhe u desh shumë kohë që të arrinim të menaxhonin këtë situatë sepse ne kishim humbur të gjithë strukturën tonë”, deklaroi trajneri gjerman.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.