Jurgen Klopp e ka quajtur ndeshjen ndaj Napolit si më të dobtën në karrierën. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se e ka shikuar disa herë reprizën e ndeshjes dhe se nuk mund ta besonte këtë paraqitje siç e ka quajtur ai horror.
Trajneri gjerman ka thënë se beson se skuadra e tij mund të kthej identitetin dhe lojën që ka në ndeshjet në vijim.
“Kemi pasur takime me lojtarët. E kam shikuar ndeshjen disa herë dhe ishte një horror i vërtetë të jem i sinqertë. Ua treguam djemve situatën dhe ata ishin të vetëdijëshëm por pasi e shikuam përsëri, gjithçka ishte e qartë. Loja më e keqe që kur jam këtu. Kemi pasur lojë të dobëta (si ndaj Villa) por edhe aty ka pasur grimca të identitetit tonë, por këtu (ndaj Napoli), asgjë.
Tetë lojtarë nuk ishin aspak në nivel, tre (3) prej tyre ishin por jo në “top nivelin” e tyre. A mendoj se këto ditë pa ndeshje kemi humbur ritmin? Nëse i keni parë ndeshjet e fundit, nuk kemi pasur fare ritëm, shpresoj ta kemi humbur këtë (mungesën e ritmit). Problemet individuale duhet t’i zgjidhim sëbashku, dhe të kthehemi te baza e lojës sonë” ka thënë Klopp.