Jurgen Klopp e ka piketuar mesfushorin e Uruguajit, Manuel Ugarte si blerjen e parë të verës. Mesfushori i Sporting Lisbon pëlqehet mjaft nga trajneri i Liverpoolit dhe bisedimet për këtë transfer kanë filluar.
Raportohet se Klopp është i gatshëm të paguaj klauzolën e lirimit të lojtarit prej 55 milionë eurosh. Agjenti i lojtarit, Jorge Chijane e ka konfirmuar sot se Liverpooli është i interesuar për shërbimet e Ugartes.
22 vjeçari është njëri nga futbollistët më të mira në Evropë në të gjitha logat për ndërhyrje të sakta në mesfushë.