Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me mungesë të infermierëve dhe anesteziologëve

    24/05/2024 11:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ikja e stafit profesional mjekësor nga vendi e pensionimi i tyre ka bërë që shumë klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të mbesin pa anesteziolog dhe infermierë.

    Me mungesë të anesteziologëve dhe infermierëve po përballet edhe Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.

    Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, i cili beson se shumë shpejt do të zgjidhet kjo situatë.

    “Sa i përket repartit tonë, shumë shpejt do të pensionohen 2 infermiere, për momentin kemi mungesë të infermierëve, por jo ashtu që mund të ndikoj në punën e zhvillimit të punë sonë, me pensionimin e punës sonë, besoj se do bëhet zgjidhje e menaxhmentit. Presim të hapet edhe konkursi dhe besoj që do të zgjidhet kjo. Staf kemi, por problemi është me anesteziolog. Listë tjera të pritjes nuk kemi, herë pas herë jemi të detyruar me prit një javë dy, për vende në mjekimin intensiv qendror, kem raste kur duhet të trajtohet pas intervenimit kirurgjik në mjekimin intensiv qendror 24 deri në 48 orë. Shpesh jemi të hendikepuar t’i shtyjmë edhe ato operacione deri të na lirohet një vend, për arsye se dihet për krejt Kosovën e kemi vetëm atë shërbim”, tha Rudari.

    E liberalizimi i vizave ka ndikuar që të ketë ikje të stafit profesionist shëndetësor.Por, Rudari thotë se ikja ka ndodhur edhe para se të ndodhte ky proces.

    “Edhe para liberalizimit kemi pasur 5 specializantë të mjekësisë vaskulare, prej tyre 4 veç kanë shkuar jashtë, janë larguar, vetëm një specializant të kirugjisë vaskulare, do të thotë staf tjetër nuk kemi që janë larguar, përveç specializantëve”, theksoi ai.

    Drejtori Rudari ka folur edhe për renovimet që janë bërë në këtë Klinikë.

    “Renovimet kanë përfunduar, jemi të kënaqur sepse sallat janë në nivel komod si duhet të jenë më filtër dhe presim tash të hapet shërbimi i ri endovaskular i cili deri tash s’ka qenë i zhvilluar këtu. Për këtë rast është dashur të trajtohen pacientët jashtë Klinikës sonë. Besoj që shumë shpejt, në ditët vijim do të fillojmë edhe me endovaskulare”, shtoi ai.

    Rudari shtoi se pas renovimit janë të furnizuar edhe me aparatura, porse kanë nevojë vetëm për instrumente kirurgjike.“Përndryshe aparaturat i kemi është investuar edhe në aparatura çka na duhen për momentin edhe na kanë premtuar edhe instrumente kirurgjike”, theksoi Rudari.

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.