Kandidati për deputet nga AAK, Abdullah Klinaku, vizitoi sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren i shoqëruar nga av. Muhamed Mujaj, shkruan GazetaDemos.
Ata u mirëpriten nga Kryetari i BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë. Kryetari Klinaku, i njoftoi e informoi nikoqirët rreth programit të kauzës për mbrotjen e familjes, në kuadër të të cilin kanë shpalosur kandidaturën e tyre për deputet të Parlamentit të Kosovës.
Ai gjithashtu vlerësoi shumë lartë rolin e Bashkësisë Islame e në këtë rast të KBI-Prizren në ruajten dhe kultivimin e vlerave tradicionale e familjare. Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi i uroi suksese atyre në këtë rrugëtim, njëashtu i njoftoi me punët, angazhimet dhe projektet e KBI-Prizren.