Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Abdullah Klinaku sot pas tubimit zgjedhor në Prishtinë, është shprehur i bindur në përkrahjen e qytetarëve për koalicionin që përfaqëson.
Klinaku ka theksuar se prishtinasit janë të përkushtuar ndaj vlerave të Zotit, Kombit dhe Familjes, prandaj më 9 shkurt do të votojnë për koalicionin e AAK-së.
“Prishtinasit e duan Zotin, Kombin dhe Familjen. Prandaj, me 9 shkurt do ta mbështesin fuqishëm koalicionin tonë. Ministria për Familje, mbështetja e fuqishme financiare dhe mbrojtja ligjore janë obligimet tona,” ka shkruar Klinaku.
Postimi i plotë:
Sot me kënaqësi ju drejtova prishtinasve në tubimin tonë zgjedhor.
Prishtinasit e duan Zotin, Kombin dhe Familjen. Prandaj me 9 shkurt do ta mbështesin fuqishëm koalicionin tonë.
Ministria për Familje, mbështetja e fuqishme financiare dhe mbrojtja ligjore janë obligimet tona.