Kandidati i AAK-së për deputet, Abdullah Klinaku, ka thënë se po përpiqen që në fshatëra e qytete, salla e klasa, palestra e oda po mundohen t’I publikojnë idetë e planprogramet për 9 shkurt, shkruan Gazeta Demos.
Klinaku ka thënë se do të mundohen për formimin e Ministrisë për Familje për mbrojtjen ligjore të familjes, për mbështetjen financiare dhe për ruajtjen e vlerave tona familjare.
Postimi i plotë i tij:
Nëpër fshatëra e qytete, salla e klasa, palestra e oda, jemi duke u përpjekur me i publikua idetë e mendimet, planet e programet tona politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Do të mundohemi për formimin e Ministrisë për Familje, për mbrojtjen ligjore të familjes, për mbështetjen financiare dhe për ruajtjen e vlerave tona familjare.
Përpjekja jonë nuk është e lidhur vetëm me zgjedhje por me kauzën në të cilën besojmë, është e lidhur me Besimin në Zotin e Madhërishëm!