Faton Klinaku, kreu i përkohshëm i OVL-UK, e ka cilësuar si farsë bastisjen e sotme në shtëpinë e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale.
Sipas Klinakut, bastisja ndaj Behramajt mund të ketë ndodhur në të njëjtën kohë kur ish-zyrtarët e UÇK-së, përkatësisht ish-presidenti Thaçi, ishin burgosur.
“Është një lojë e tyre nga këta palaço që nuk punojnë për drejtësi, por për rrogat e tyre të majme që i kanë. Duhet aryetuar edhe shtetet evropiane që japin buxhet për pseudo-Gjykatën Speciale, e cila është politike dhe qëllimin kryesor e ka degradimin e shtetit të Kosovës dhe UÇK-së. Bastisje 10 orëshe dhe të thuash se lidhet diçka me Dhomat e Specializuara, jo”, tha Klinaku në Politiko.