Kandidati i AAK-së për deputet, Abdullah Klinaku, ka rikujtuar se kanë mbetur pak ditë nga dita e zgjedhjeve kështu duke theksuar se që nga fillimi i fushatës elektorale kanë takuar e folur mijëra qytetarë, shkruan Gazeta Demos.
Ai ka thënë se përmes ekraneve qëndrimet dhe përpjekjen e tyre e dijnë qindra-mijëra qytetarë.
Tutje Klinaku ka thënë se me argumente i ka trajtuar opinionet e tij dhe me kujdes i ka drejtuar kritikat ndaj tjerëve.
Ndërkaq ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Postimi i plotë:
Kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet si mundësi e përfaqësimit më serioz dhe më të plotë në Kuvendin e Kosovës, të programit tonë për vlerat e Kombit, Familjes dhe Besimit.
Kemi takuar e folur mijëra qytetarëve. Ndërsa përmes ekraneve qëndrimet dhe përpjekjen tonë e dinë qindra-mijëra qytetarë. Me argumente i kam trajtuar opinionet e mia por edhe me kujdes i kam drejtuar kritikat ndaj tjerëve.
Falemnderit të gjithëve për mbështetjen 🫶.
#Zoti_Kombi_Familja
137 🗳️
30 🗳️