Kandidati për deputet nga AAK-ja, Abdullah Klinaku, mori pjesë në fushatën zgjedhore të partisë në fjalë që u mbajt sonte në Suharekë, shkruan Gazeta Demos.
Klinaku me anë të një postimi në Facebook se Suhareka është qyteti i njerëzve të vyeshëm e punëtor, fisnik e të sinqertë, ardhetar e familjar.
“Suhareka është qyteti i njerëzve të vyeshëm e punëtor, fisnik e të sinqertë, ardhetar e familjar, prandaj me 9 shkurt nuk do të ja besojnë Kosovën e as Familjen një qeverie që sponzorizon ligje kundër familjes”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se AAK-ja është garancia e mbrojtjes së familjes.
“Ne jemi garancia e mbrojtjes së familjes me një program origjinal dhe unik,” ka shkruar Klinaku, duke përmendur shifrat simbolike #137 dhe #30 si pjesë të mesazhit të tij.