Kandidati për deputet nga AAK, Abdullah Klinaku, ka bërë homazhe në Reçak për të nderuar viktimat e masakrës së Reçakut, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku ka thënë se dhimbja e familjarëve është e freskët por krenaria se gjaku i tyre është shtrati i lirisë sonë më e madhe.
”E vizitova edhe xhaminë e Reçakut e cila në atë kohë ishte e mbushur me plotë dëshmorë, pamjet e së cilës janë në kujtesën e çdo shqiptari!”, shkruan ai.
Tutje ai ka njoftuar se ka vizituar gjithashtu edhe xhaminë e Reçakut e cila në atë kohë ishte e mbushur me plotë dëshmorë.
Postimi i plotë i tij:
Në Reçak, për të kujtuar një ndër masakrat më të rënda dhe më të mëdha që i ka kryer Serbia në Kosovë.
Dhimbja e familjarëve është e freskët por krenaria se gjaku i tyre është shtrati i lirisë sonë është më e madhe.
E vizitova edhe xhaminë e Reçakut e cila në atë kohë ishte e mbushur me plotë dëshmorë, pamjet e së cilës janë në kujtesën e çdo shqiptari!
Zoti i mëshiroftë e emri i dëshmorëve tonë kurrë mos u harroftë!