Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Klinaku: Agim Ramadani më tha “kurdo që ke nevojë për ushtarë ma bëj vetëm një telefonatë”

    02/08/2023 22:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Istref Klinaku ka rrëfyer momente nga takimi dhe bisedat me që i kishin pasur jashtë Kosovës, në përpjekje për ta organizuar luftën kundër Serbisë në Kosovë.


    Klinaku tha se me Agim Ramadanin ishte takuar së pari herë në vitin 1997 në Cyrih të Zvicrës, me të cilin kishin biseduar vetëm dhjetë minuta, por jo për organizim ushtarak.

    Takimi i dytë ishte zhvilluar në banesën e Xhafer Gashit tash kryetar i Komunës së Obiliqit, ku kishin marrë pjesë edhe 30 deri 40 persona të tjerë e ku ishte diskutuar për luftën dhe organizimin e saj.
    Klinaku tregon se ky takim kishte filluar në orën 19 të mbrëmjes dhe kishte mbaruar në mëngjes nga ora tre apo katër.


    “Në orën 19 ka filluar diskutimi ka përfundu në orën 3 apo 4 të mëngjesit. Kemi pasur bisedë pothuajse deri në imtësia, për luftën për organizimin, për mundësitë tona. Gati në çdo gjë jemi pajtu me Agimin. Ka qenë fundi i qershorit apo fillimi i korrikut”, tha Klinaku, për RTV Dukagjinit.

    Klinaku u shpreh se me Agim Ramadanin ishin pajtuar pothuajse në çdo gjë rreth organizimit të luftës.

    “Një moment mbas dy-tri orësh, nuk më kish ra me bisedu me njerëz e me u pajtu me çdo gjë… Një moment them: ‘Prit pak se nuk më ka parë mua askush kështu, ti po pajtohesh pothuajse në çdo pikë’. Ai më tha, ‘Po i kam lexu të gjitha letrat që i ka publiku LKÇK. Asnjë pikë asnjë presje nuk ua shtoj e nuk ua heqi’. U befasova për të mirë. Thashë, këtu puna qenka e thjeshtë, të dalim tash në hapin tjetër”, u shpreh Klinaku.

    Tutje Klinaku tregon se pas këtij diskutimi Agim Ramadani i ka thënë se nga ai moment është i gatshëm t’ia nis luftës, mjafton vetëm një telefonatë.

    “Në fund të takimi kur po ecnim, janë çu të gjithë në këmbë, Agim Ramadani, po më duket po e shoh para syve e kam. Tha: ‘Shok prej sot unë jam i gatshëm kurdo që ke nevojë për ushtarak. Vetëm një telefon ma bën dhe unë jam në rregull’. Të tjerët filluan të bënin pak shaka me Agimin, duke thënë shumë shpejt, shaka shoqërore”, tha ai.

    Sipas Klinakut, Agim Ramadani ishte përkrahës i flaktë i luftës guerile dhe se thoshte se lufta nuk duhet të ishte frontale.

    “Sot 10 mijë euro s’i kqyri me sy vetëm me ditë ku ka qenë ai lokal ku kemi pi kafe në Cyrih. Kam emocione, me shku me pi një kafe. Vetëm kamarieri, unë dhe ai. Ai më mori me makinë. U ulëm në kafiteri… Më tha krejt biseda që ka përfundu në atë natë fjalitë e fundit që i ke thënë ti dhe unë kanë qenë vendimtare kam ardhë me të thënë që jam i gatshëm për të gjitha. Tha bashkarisht të jemi të gatshëm për të gjitha. Me emocione ka përfundu ajo bisedë. Ai ka pranu t’i bashkangjitet LKÇK-së… Nëntë muaj që ka qëndru në Zvicrës, në fund të marsit ‘98 ka ardhë në Tiranë. Çdo fshat të Zvicrës e ka vizitu duke u taku me njerëz për organizim”, tha Klinaku. 

    Artikuj të ngjashëm

    Xhafer Gashi ‘shpërthen’ nën lot: Aty ku është derdhë gjaku i Agimit nuk shkel këmba sot

    Gruaja e Agim Ramadanit vjen me një dedikim në 26-vjetorin e rënies së tij

    Abdixhiku për Agim Ramadanin: Figurë shumëdimensionale, unike e e papërsëritshme, lavdi përjetë heroit 

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.