Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë në Klinë, ku mbrëmë salla ishte e vogël për gjithë përkrahësit e Aleancës.
Lekaj ka theksuar rëndësinë e qeverisjes së Ramush Haradinajt për zhvillimin e vendit, duke përmendur konkretisht projektet e realizuara në Klinë gjatë kohës kur ai ishte ministër në qeverinë Haradinaj.
“Klina është dëshmia më e mirë se kur Ramushi është në Qeverinë e Kosovës, qytetarët dhe vendi përfitojnë. Jam krenar për projektet e zhvilluara në Klinë gjatë kohës sa isha ministër në qeverinë Haradinaj,” ka shkruar Lekaj.
Postimi i plotë:
Klinë ❤️
Salla ishte e vogël për gjithë përkrahësit e Aleancës në Klinë.
Klina është dëshmia më e mirë se kur Ramushi është në Qeverinë e Kosovës, qytetarët dhe vendi përfitojnë. Jam krenar për projektet e zhvilluara në Klinë gjatë kohës sa isha ministër në qeverinë Haradinaj.
Faleminderit, Klinë! 🫶
#pallekaj7
#RamushHaradinaj1
137 ✅ 7 ✅