Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth situatës nëpër pikëkalimet kufitare.
Pritjet më të gjata janë në pikëkalimin kufitar në Muçibabë. Në dalje të kësaj pike, pritjet janë 1 orë, e në hyrje 15 minuta. Kolona në hyrje 100 metra, e në dalje 300 metra.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet janë 25 minuta në hyrje e 20 në dalje. Kolona në hyrje është 100 metra, e në dalje 300.
Në pikat tjera, pritjet janë nga 3 deri në 15 minuta.