Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kjo qeveri nuk ndalet”, Dimal Basha sërish reagon ndaj protestës së gazetarëve

    31/07/2023 08:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sërish rreth protestës së thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në kundërshtim të mbylljes së mediumit Klan Kosova.

    Sot ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “kisha pas qef me ditë, kush është duke i sponzorizu pankartat që kanë m’i mbajtë sot gazetarët!”

    “Veç kqyrni çka po shkrujnë para se m’i kap n’dorë se nuk o çudi që ju japin pankarta me mbishkrime: “𝐊𝐭𝐡𝐞𝐧𝐢 𝐭𝐞𝐫𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞𝐭,” “𝐊𝐭𝐡𝐞𝐧𝐚 𝐡𝐨𝐦𝐨𝐥𝐨𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧…Përndryshe edhe këto mbishkrime mbrohen si liri e shprehjes”, ka shkruar ai.

    Basha ndër të tjera ka thënë se Qeveria Kurti nuk do të ndalet, duke përkujtuar deklaratën e mbrëmshme të ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, se janë identifikuar 48 biznese të dyshuara.

    “Megjithatë, kjo Qeveri nuk ndalet, sepse siç e potencoj edhe Ministrja Hajdari, janë gjet edhe 48 biznese të regjistrume që i kanë qytetet e Kosovës të paraqitura si qytete të Serbisë, dhe KREJT DO TË PASTROHEN. Sovrani ka fol, tash me Albin Kurtin ka rregull e ligjshmëri, pra veç Republikë të Kosovës, kurse Serbi veç te Vuçiqi”, ka shkruar më tej ai.

    Ndërsa mbrëmë, Basha ka hedhur konspiracione se ka informacion se është duke iu bërë presion gazetarëve që punojnë në media për të dalë sot në protestë.

    “Prandaj, kjo protestë veç me liri t’shprehjes nuk ka të bëj, dhe kam informacione se po iu bëhet presion gazetarëve që punojnë për shtëpi mediale me dal nesër patjetër! E dhimbshme që për një pagë i detyroni gazetarët me dal pa dëshirën e tyre. Kaq për liritë që ju i respektoni”.

    Artikuj të ngjashëm

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Analisti Shenoll Muharremi parashikon tronditje politike në zgjedhjet e mundshme të pranverës 2026

    Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    Të Fundit

    E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë

    Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Lipjanit

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës fton kompanitë të bashkohen në luftën kundër zjarreve

    Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

    Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.