Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 20-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi ka shënuar një tjetër fitore, pasi e mposhti si nikoqir skuadrën e Dukagjinit me rezultat 2-0.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka shënuar fitore bindëse 4-1 ndaj Fushë Kosovës.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 44 pikë, katër më shumë se Llapi, që renditet në vendin e dytë.
Në vendin e tretë ndodhet skuadra e Dritës me 37 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 32 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 20 pikë, Fushë Kosova me 11 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë