Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kjo është rruga që rrezikon çdo ditë banorët

    17/09/2023 18:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Banorëve të fshatit Gllamnik të Podujevës po u rrezikohet jeta çdo ditë për shkak të mungesës së rreth rrotullimit dhe nënkalimit në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
    Para pak ditësh, një vajzë 16 vjeçare humbi jetën tragjikisht në këtë pjesë, duke kaluar rrugën. Banorët ankohen se nëse nuk do të bëhet zgjidhje, do të detyrohen t’i ndalin fëmijët nga shkolla ose të lëshojnë fshatin.

    Prindërit treguan se detyrohen të paguajnë transport për fëmijët e tyre për t’i dërguar në mësim, ani pse largësia e fshatit me shkollë është rreth 300 metra.

    Babai i dy fëmijëve nga fshati Gllamnik, Kastriot Veliu tha për KosovaPress, se për shkak të shpronësimit nuk po mund të finalizohet nënkalimi që prej katër vitesh, derisa potencoi se ky problem po e detyron që ta lëshojë Kosovën.

    Veliu shtoi se për shkak të mungesës së nënkalimit, çdo ditë ndodhin aksidente dhe se shpejtësia e automjeteve është e madhe, krahasuar me shpejtësinë e lejuar.

    Se nxënësit hasin në vështirësi për të shkuar në shkollë, për shkak të pamundësisë për të kaluar rrugën pa u rrezikuar, e thotë edhe përfaqësuesi i fshatit, Osman Bahtiri, derisa theksoi se nënkalimi po përdoret për nevoja fiziologjike, ose edhe për përdorim të substancave narkotike.

    Përveç kësaj, Bahtiri u shpreh se problem tjetër, që po u rrezikon jetën banorëve të fshatit Gllamnik dhe fshatrave të tjera përreth, është mungesa e rreth rrotullimit në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

    Ai shton se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të bëra në Ministrinë e Infrastrukturës, për ndërtimin e rreth rrotullimit, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive.

    Ai u ankua edhe për mungesën e ndriçimit në këtë pjesë, që sipas tij, po u vështirëson qarkullimin e nxënësve dhe banorëve të tjerë.

    Se një rreth rrotullim është i domosdoshëm të ndërtohet në këtë fshat, e thotë edhe banori Ylber Ajeti, i cili shprehet se janë çdoherë në rrezik për t’u aksidentuar.

    Në fshatin Gllamnik, më datën 31 gusht, një automjet ka goditur vajzën e moshës 16 vjeçare. Ndërsa është raportuar disa herë për aksidente në këtë pjesë të Podujevës.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit

    Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024

    Ahmeti: Zgjedhjet, i vetmi opsion – pjesëmarrja do të jetë e vogël

    Të Fundit

    Rohde: Në Shqipëri njerëzit po lënë para, Kosovën po e dobësojnë lajmet politike

    Xheneta i dërgon mesazh të ‘koduar’ Gjestit?

    Paris Guri tallet me kandidaturën e Hajrulla Çekut në Prishtinë: Si me kandidu unë në Bulqizë

    Hajrulla Çeku raportohet se do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës

    Kjo ishte gruaja e Shaqir Cervadikut, për të këngëtari ende vuan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.