Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kjo është pika e vetme ku Shkëlzen Gashi pajtohet 100% me Albin Kurtin

    22/09/2022 21:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ka treguar për një pikë të kryeministrit Kurti që pajtohet 100 për qind me të.

    Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se përmendja e rrezikut të luftës nga ana e Kurtit në çdo medium ndërkombëtar është veprim i duhur.

    “Letra që dy këshilltarët e Macron dhe Scholz që po ia cojnë Kurtit e Vuciq, a e ke pa që aty e përmendin luftën në mënyrë më të sostifikume. Po thotë që duhet me gjete sa ma shpejtë një marrëveshje që i normalizon raportet mes Kosovës dhe Serbisë, sepse është rrezik stabiliteti regjional, e për rrjedhojë stabiliteti në Evrope e për rrjedhojë edhe në botë, pra këtu mundet me pas konflikt”, tha ai.

    Tutje, ai tha se Kosova është në rrezik, pasi që sipas tij, në momentin që ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, Serbia do të tentojë të futet në Kosovë me forca policore e ushtarake.

    “Pse duhet me përmend kryeministri luftën në cdo medium? S’ka rrezik prej luftës sepse ne e kemi KFOR’in këtu. Po  Ne e kemi pas edhe trupat e perandorisë osmane para vitit 1912, po u largun u fut Serbia dhe i vrajti 25 mijë njerëz. I kemi pas edhe trupat austro hungraze, po u larguan në vitin 1918 dhe erdh Serbia e i vrau 10 mijë njerëz, i kemi pas edhe trupat italiane e gjermane në vitin 1945, po u larguan dhe erdh Serbia i vrajti nja 5-6 mijë njerëz.

    Cka bën kryeministri në këtë pikë?  Kjo është e vetmja pikë që unë pajtohem plotësisht 100 për qind me to, raportet me Serbinë dhe tema e luftës që e përmend në cdo medium ndërkombëtar. Ne jemi në rrezik prej kësaj, në momentin që ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, Serbia automatikisht, tenton me u fut me forca policore ushtarake këtu. Sepse historia na mëson këtë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Të Fundit

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    “Ta shohim cilit po i del ma i mirë”, Kurti e Peci prejnë bostan në Suharekë – kujtë i doli më i mirë?

    Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

    Peci: Kosova ka prodhuar mbi 56 milionë euro në vlerë gruri këtë vit

    Haradinaj kujton tre vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.