Ministrja në largim e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka dorëzuar deklarimin vjetor të pasurisë për vitin 2025 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Ja sa pasuri deklaroi ajo në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Sipas të dhënave zyrtare, ajo posedon një banesë prej 60 metrash katrorë, të blerë në vitin 2012 me kursime familjare.
Vlera e kësaj prone është deklaruar 56,100 euro dhe është në pronësi të përbashkët.
Ministrja ka deklaruar edhe kursime bankare ‘modeste’, që në total arrijnë pak mbi 10,000 euro të shpërndara në dy banka
Ajo nuk posedon pasuri të luajtshme, nuk ka detyrime financiare, aksione në kompani me vlerë monetare, kriptovaluta apo donacione politike.
Të ardhurat vjetore të deklaruara nga pozita e ministres arrijnë në rreth 20,243 euro, ndërsa ka edhe disa të ardhura shtesë nga meditjet gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit në shtete të ndryshme si Gjermania, Franca, Zvicra dhe të tjera.
Përveç pozitës së saj si ministre, Hajdari nuk ka deklaruar ndonjë funksion tjetër publik apo privat.
Deklarimin e pasurisë së Hajdarit e gjeni KËTU.