sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kjo është kategoria e re që mund të aplikojë për vaksinim në Kosovë

    07/07/2021 09:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot qytetarët mbi moshën 40-vjeçare do të mund të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër Covid-19.

    Sipas njoftimit të ministrisë përveç kësaj kategorie, termin për vaksinim mund të caktojnë edhe kategoritë që kanë qenë të përcaktuara më herët.

    “Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se nga dita e sotme, e mërkurë, 7 korrik 2021, për marrje të vaksinës kundër COVID 19, përmes platformës e-Kosova termine mund të caktoj edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç. Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njopftim.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se nga dita e sotme, e mërkurë, 7 korrik 2021, për marrje të vaksinës kundër COVID 19, përmes platformës e-Kosova termine mund të caktoj edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.

    Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:

    ·         Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);

    ·         Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

    ·         Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

    ·         Zyrtarët publikë;

    ·         Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;

    ·         Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;

    ·         Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;

    ·         Zyrtarët doganorë;

    ·         Gazetarët;

    ·         Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

    Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

    Vëmendje:

    Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më parë.

    Artikuj të ngjashëm

    ​MSH siguron 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal

    Ky është mërgimtari që pretendon se është kosovari i parë që mori vaksinën anti-covid

    Ky shtet e ndal vaksinimin kundër Covid-19

    Të Fundit

    LDK thërret konferencë për media

    “Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

    Moti përgjatë fundjavës

    50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.