Kandidati për deputet nga LDK, Krenar Xhaferi sot vizitoi artistin dhe inxhinierin e shquar, Agim Krasniqi, i njohur si Kragi, transmeton Demos.
”Ishte kënaqësi e madhe të njihesha nga afër me këto dy dimensione të një talenti të jashtëzakonshëm. E falënderoj Kragin për këtë dhuratë të çmuar dhe për mbështetjen e tij, e cila më jep energji dhe motivim për të vazhduar me përkushtim në çdo angazhim timin”, deklaroi ai.
Postimi i plotë:
Mjeshtëria e Dy Botëve: Inxhinieria si Bazë dhe Arti si Frymëzim!
Pata privilegjin të vizitoj artistin dhe inxhinierin e shquar, Agim Krasniqi, i njohur si Kragi, për të marrë një krijim të veçantë të realizuar posaçërisht për mua. Karikatura e tij unike, e përpunuar me mjeshtëri dhe kreativitet të jashtëzakonshëm, mbart për mua një vlerë të rrallë.
Ishte kënaqësi e madhe të njihesha nga afër me këto dy dimensione të një talenti të jashtëzakonshëm. E falënderoj Kragin për këtë dhuratë të çmuar dhe për mbështetjen e tij, e cila më jep energji dhe motivim për të vazhduar me përkushtim në çdo angazhim timin.