Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

    11/06/2025 12:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Karon të Phuketit, në Tailandë, ku një grua shqiptare humbi jetën pas mbytjes në det, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në ishullin turistik së bashku me bashkëshortin e saj.

    Policia lokale në stacionin e Karonit njoftoi se viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe. Ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në Spitalin Chalong rreth orës 18:00 të së martës.

    Sipas dëshmisë së bashkëshortit të saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç nga Egjipti, çifti kishte mbërritur në Phuket po atë ditë rreth orës 14:00 dhe po qëndronin në një hotel në zonën e Tambon Karon. Ata kishin planifikuar një qëndrim tre-ditor në ishullin tajlandez.

    Rreth orës 16:00, çifti kishte shkuar në plazhin Karon për të pushuar, kur 41-vjeçarja shqiptare vendosi të hynte në det për të notuar. Sipas bashkëshortit, pas rreth 10 minutash, ajo filloi të hasë vështirësi në ujë dhe u mbyt para se të mund të ndihmohej nga të tjerët, raporton Euronews.

    Rojet bregdetare ndërhynë dhe e nxorën nga uji pa ndjenja. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Chalong, ku personeli mjekësor bëri përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

    Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i së ndjerës pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

    Ambasada në Bangkok është njoftuar dhe po ndjek procedurat përkatëse për riatdhesimin e trupit dhe mbështetjen e familjes së viktimës.

    Artikuj të ngjashëm

    Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

    E konfirmon Policia: Vujoviqi, pjesëtar i inteligjencë serbe do të largohet me forcë nga Kosova

    Izraeli eliminoi negociatorët iranianë, ironizon Trump: Nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19

    Të Fundit

    Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

    E konfirmon Policia: Vujoviqi, pjesëtar i inteligjencë serbe do të largohet me forcë nga Kosova

    Izraeli eliminoi negociatorët iranianë, ironizon Trump: Nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19

    Irani kërcënon Izraelin me raketa të reja që do të “tronditin botën” – çfarë fsheh kjo armë?

    PDK mban zgjedhjet e brendshme me 21 qershor, Memli Krasniqi i vetmi kandidat për kryetar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.