Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kishte mundësi të vëzhgonte”, sa e rrezikoi spiunja serbe dhe i dashuri i saj kroat Kosovën?

    03/09/2025 07:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, ka komentuar në rastin e dyshuar të spiunazhit që përfshiu një shtetase serbe dhe partnerin e saj kroat.

    Sopjani tha se dyshja nuk kanë pasur qasje të madhe në informacionet sensitive shtetërore kosovare dhe, për rrjedhojë, nuk kanë pasur shumë mundësi reale për të rrezikuar sigurinë kombëtare të vendit.

    “Në këtë rast kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë dhe një pilot kroat, i cili i ka dhënë informacione një personi tjetër. Këto informacione më pas kanë përfunduar në duart e një shteti që konsiderohet armiku më i madh i Kroacisë, që është Serbia”, deklaroi ai.

    Sipas tij, edhe pse zyrtari i përfshirë kishte mundësi të vëzhgonte dhe të mblidhte informacione rreth disa institucioneve të Republikës së Kosovës, ai nuk ka pasur qasje të drejtpërdrejtë në to.

    “Pozicioni i tij nuk i ka mundësuar qasje në institucionet kyçe të sigurisë si Policia e Kosovës, AKI apo Qeveria”, tha Sopjani në Klan.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiqi i reagon kryeministrit kroat që tha se Serbia është buzë luftës civile: Po synon të na dëmtojë imazhin, ne po rritemi

    Moti për sot: Ditë me diell, pasdite pritet të ketë edhe reshje shiu

    Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

    Të Fundit

    Vuçiqi i reagon kryeministrit kroat që tha se Serbia është buzë luftës civile: Po synon të na dëmtojë imazhin, ne po rritemi

    “Kishte mundësi të vëzhgonte”, sa e rrezikoi spiunja serbe dhe i dashuri i saj kroat Kosovën?

    Moti për sot: Ditë me diell, pasdite pritet të ketë edhe reshje shiu

    Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

    Komisioneri i OSBE’së për pakicat që vizitoi Kosovën ka qëndruar edhe në Veri: Të ketë konsultime efektive me komunitetet jo shumicë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.