Opinjonistja, Kimete Berisha ka reaguar kundër zhvillimeve të fundit në vend, shkruan GazetaDemos.
Ajo ka shprehur shqetësimin se si sipas saj varfëria e cila ka kapluar vendin tonë po mbahet e fshehur.
Berisha preku edhe zhvillimin tjetër në vend, ku po raporohet për rritjen e numrit të largimit të mjekëve nga vendi. Ajo tha se “Ministria e Shëndetësisë vazhdon tregtinë me fatkeqësinë e pacentëve dhe vazhdon ‘me turizmin e sëmundjeve’ – Turqia 2022”, ku gjithashtu e quajti edhe si “Masakër shtetërore”.
Opinjonistja nuk la pa e komentuar edhe deklaratën e mbrëmshme të ministrit Peci, ku i njejti i reagoi kryetarit të Federatës së Sindikatës të Bujqve, Tahir Tahiri, i cili tha se “‘Gruri pritet të mbulojë vetëm 30% të nevojave”, e sipas Pecit Kosova këtë vit i plotëson nevojat nga 65 deri në 70% dhe jo 30%.
“Varfëria po rritet, kokrra e grurit po zvogëlohet, e Peci ka mbetur Pec”, ka shkruar ajo.
Berisha shtoi se fondet e qeverisë që i ka tubuar Albin Kurti mbahen fshehur nga populli që i ka dhuruar.
/DEMOS/