Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kimete Berisha: Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës veç ta çojë edhe hopa, preke llusterin Albin

    15/10/2022 15:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opinionisja Kimete Berisha, ka reaguar pas veprimit të kryeministrit Edi Rama në Berlin, ku i shkon nga pas kryeministrit Albin Kurti dhe ia mbyll sytë, shkruan GazetaDemos.

    Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Berisha thotë se ky gjest i Edi Ramës ka ardhur për shkak se ai e konsideron Kurtin si një person të mençur dhe me atë veprim ka dashur ta bëjë të ndjehet inferior.

    “Edi Rama i prek politikanët që dyshon se janë të mençur dhe që e di se përtojnë të bëhen me mend të tij. Albin Kurtin e ka bërë si kukull, kur do ia kap faqen, kur do ia mbyll sytë, e përqafon si ta kishte Ricky Martin dhe kështu e minimizon dhe e bën të duket inferior”, është shprehur ajo.

    Tutje, opinionistja ka thënë se Kurti nuk është inferior, por veprimet e tilla të Ramës tentojnë ta bëjnë të ndjehet si i tillë.

    “Albin Kurti nuk është inferior, por në prani të Edi Ramës duket inferior, me aminin e tij. Edi Rama është i paparashikueshëm dhe për t’u mbrojtur nga njeriu i paparashikueshëm duhet ta mbash larg”, ka potencuar Berisha, transmeton GazetaDemos.

    Ajo poashtu ka ironizuar me Ramën, duke “supozuar” se cili mund të jetë veprimi i tij i ardhshëm ndaj Kurtit.

    “Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës veç ta çojë edhe Hopa, preke-preke llusterin Albin”, ka theksuar opinionistja kosovare.

    Mes tjerash, Kimete Berisha ka shpjeguar disa nga arsyet pse një person prek një tjetër, duke e ndërlidhur edhe me afërsinë emocionale.

    Postimi i plotë i saj:

    Artikuj të ngjashëm

    “I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët

    Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.