Kimete Berisha ka shkruar në llogarinë e saj me ashpërsinë e zakonshme të saj me cak këtë herë zëvendës ministrin e arsimit Pupovci dhe talljen e kryeministrit Kurti me mësuesit grevistë.
Berisha nis shkrimin e saj me duke theksuar me ironi qasjen se mirë i ka gjetur mësuesit që po qarkullon njëkohësisht me qëndrimet për e kundër. Ajo e ironizoi edhe me keqardhjen e ministrit Pupovci që iu ndalën rrogat mësuesve.
Ajo theksoi megjithatë historinë e zëvendës ministrit të arsimit Dukagjin Pupovci, të atin e tij Syrja Pupovci që siç shkruan, rrogat e mësuesve të hjekur keq ua ka ndalë i biri një anti-shqiptar i tërbuar.
“Babai i tij lule e dritë, bile bukën nuk ka propozuar të na ndal Serbia, veç autonominë. “
Berisha më tej e indinjuar ka vlerësuar një tallje dhe poshtërim deklaratën e kryeministrit për kërkesat e tyre. Ajo shkoi deri aty sa e cilësoi të sëmurë kryeministrin.
“Prandaj, Albin Kurti pyet mësimdhënësit: Pse i lypni 100 euro, kur mund t’i lypni 300 euro! Kjo është tallje, dhunë pasive-agresive. Ky është i sëmurë mental”.