Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kimete Berisha-Albulena Haxhiut: Kurrë prej burgu nuk isha dalë e ty n’takim nuk t’kisha pranu

    30/03/2022 18:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opinionistja me ndikim, zonja Kimete Berisha, duke iu referuar vizitës së ministres Albulena Haxhiu në Hagë, e krahason ashpër me ‘Carla del Ponten’.

    “Kurrë prej burgu nuk isha dalë e ty n’takim nuk t’kisha pranu, Carla!

    Jo që më ke quajtur ‘kriminele’, por thjesht veç pse s’je karizmarike si Carla del Ponte, dhe që je askushi, sepse je mashtruese!”, shkruan, Berisha.

    Shkrimi i plotë: 

    Kurrë prej burgu nuk isha dalë e ty n’takim nuk t’kisha pranu, Carla!Jo që më ke quajtur ‘kriminele’, por thjesht veç pse s’je karizmarike si Carla del Ponte, dhe që je askushi, sepse je mashtruese ordinere! Strincë.

    Mashqit e Albinit kanë ikur nga lufta duke u fshehur pas fustanave gllok, që janë si tenda ata fustana, ku mund të strehohen në ta deri në tre veta.

    A e dini për çka e kam fjalën, se ju nuk po dishit gjë: kur shkon me ble basmën, gjithmonë të kujtohet ai djali ‘që shet basma, dhe që në një vajzë ka rá n’sevda’ (por që ajo vajzë kurrë nuk je ti)…

    Pastaj i tregon ti atij djalit se po të duhet basma për një fustan gllok, e ai të thotë ty që për atë fustan të shkon komplet një top i basmës,…kuptohet, gjithmonë teprojnë nja 10 cm basmë nga topi, por ai djali është i gjánë, t’i fal ato cm…

    Me bë me fry era e fortë, e me t’u çu fustani, s’ka kush që e ungjë má…

    Ka fryer era, dhe i kemi parë, të fshehur nga lufta nën fustan gllok (dikush preferon ta quaj edhe fustan cigovan).

    1. Politikat e kësaj qeverie i kanë vështirësuar edhe çështjet në lëmenjtë e dashurisë.

    Për shkak të shtrenjtimit të naftës, çiftet që jetojnë larg prej njëri-tjetrit janë detyruar t’i rrallojnë takimet.

    Mbaruam.

    Do të thotë është atakuar ndjenja më sublime – dashuria…

    Është njoni q’atje, larg, thojsha mos është fati….

    por asnjë Romeo (sado sikushi që është) nuk ka llogari të takohet shpesh, se kurrë më shtrenjtë s’ka kushtuar dashuria.

    E vet shkon te gruja në Norvegji, me pare të shtetit.

    Duhet m’e subvencionu edhe dashurinë tonë.

    Fond urgjent për çiftet që po vuajnë shkaku se s’kanë mundësi m’u taku më shpesh.

    Dikush është duke qeshur tani, por problemi është shumë serioz dhe kërkon ndërhyrje të shpejt.

    Ashtu siç ekziston ndihma e shpejt për dhimbjet e trupit, duhet të ekzistojë ndihma e shpejt për dhimbjet e shpirtit

    (s’po flas për mend, por për shpirt, se me pas mend nuk dashurohesh hiç).

    – Pë burekun flasim më vonë (që për m’e kursy zeytin) bureku (përveç që ka ra në peshë), po duket si me maru me letër gatimi, e jo me petë.

    – Ndërkohë që populli u varfërua, Albin Kurti ia ka kaluar edhe Librit të ‘Ekzodit’ në Bibël.

    I ka deportuar shqiptarët pa i prekur me dorë, ua ka bë punën të largohen nga Kosova – pa ju thënë ‘largohuni’.

    Ky është ekzod magjik.

    Për 200 mijë shqiptarë Turqia me Rankoviqin bën ‘marrëveshje xhentëlmene’ m’i largu nga Kosova (pasi i detyroi shqiptarët të deklarohen turq),

    e Albin cari për 4 muaj t’i largon veç me një shikim 200 shqiptarë.

    Serbëve nuk po ua nxinë jetën, ata nuk po ikin.

    A thua pse i do serbët kaq shumë?

    P.S. Nëse pyet pse veç Kim-i po shkruan për varfërimin e madh që po u ndodh shqiptarëve, po të tregoj se kjo po ndodh sepse gazetarët shqiptarë (ata, gllavni që janë) janë milionera.

    Nuk gjen budallaqe si unë m’u prish me krejt dynjanë, për juve fukaranë.

    Shqiptarit nuk i vjen marre që është i varfër – por i vjen marre me tregu që është i varfër.

    Vëmendje: Kush ka edhe sot kompira për drekë, mos hezito, çoma një zemër.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit

    “Pas tij qëndron TikTok-eri Medi Iseni” – Stresi flet për arrestimin e Noizyt

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.