Kim Kardashian u shfaq në një fushatë “Balenciaga” për herë të parë pasi refuzoi të ndërpresë lidhjet me markën pas skandalit të pedofilisë vitin e kaluar që tronditi botën e modës.
Themeluesja 42-vjeçare e “SKIMS” ishte një nga modelet që shfaqi koleksionin e verës 2024 për markën e modës me bazë në Paris, teksa shfaqi linjat e saj me një fustan të zi latex.
Megjithatë, është interesante të theksohet se Kim nuk sfiloi në pistë dhe as nuk u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e Javës së Modës në Paris të “Balenciaga”, ku morën pjesë nëna e saj Kris Jenner dhe shoqja e saj Paris Hilton.