Koreja e Veriut e ka shpallur zyrtarisht Korenë e Jugut si një shtet armiqësor, duke konfirmuar në këtë mënyrë dhe ndryshimin kushtetues të bërë nga sesioni i fundit i Asamblesë së Lartë Popullore, , në përputhje me premtimin e liderit Kim Jong-un për të braktisur bashkimin si një qëllim kombëtar.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, duke raportuar se lidhjet rrugore dhe hekurudhore me Jugun janë tashmë plotësisht të bllokuara pas shpërthimeve të së martës, e justifikoi lëvizjen si të pashmangshme dhe legjitime në përputhje me kërkesat e Kushtetutës, e cila e përcakton qartë Republikën e Koresë si një shtet armiqësor.
Javën e kaluar Veriu mbajti një seancë parlamentare kushtuar ndryshimeve kushtetuese për të zbatuar kërkesat e liderit Kim Jong-un.
Më parë, sipas një marrëveshjeje ndër-koreane të vitit 1991, marrëdhëniet midis Veriut dhe Jugut përcaktoheshin si një marrëdhënie speciale, pjesë e një procesi që synonte ribashkimin përfundimtar, jo si marrëdhënie ndërshtetërore.
Kim, megjithatë, bëri thirrje për ndryshime kushtetuese në një fjalim në janar, gjatë të cilit ai kërcënoi me luftë nëse Jugu shkel “madje edhe 0,001 mm të territorit”.
Marrëdhëniet dypalëshe u përkeqësuan pasi Veriu akuzoi Jugun për dërgimin e dronëve të ngarkuar me fletëpalosje propagandistike anti-Kim tre herë në tetor, me liderin suprem që thirri një takim sigurie për të drejtuar një plan të veprimit të menjëhershëm ushtarak si përgjigje.