Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë nisur për në Hagë.
Të njëjtit janë nisur me vetura të EULEX-it të përcjelluara nga ato të Policisë së Kosovës dhe një ambulancë.
ZPS-ja të enjten ka njoftuar se arrestimi ka të bëjë me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e Speciales.