Janë arrestuar katër të dyshuar në Prizren, nën dyshimin se të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22 e 40 minuta në një zonë të Prizrenit.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj të dyshuarve është hapur rast për privim i kundërligjshëm nga liria