Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK 124), Doarsa Kica-Xhelili (nr. 3), në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i rri në profilin e saj në TikTok, raporton GazetaDemos.
Ajo e ka akuzuar partinë në pushtet se po i dërgon komente me profile false.
“Zorr të madh duhet të ketë Lëvizja Vetëvendosje, që rri në profilin tim në TikTok teksa analizon e numëron komentet me profile fallc që i dërgon vet. Zorr të madh, për besë!Të fala, 124 herë, ekipës së fake-ave! ✌🏻”, shkroi ajo.