Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kica-Xhelili për akuzat e VV-së, pas rritjes së LDK-së me vota në diasporë: Le t’i çmendin

    04/03/2025 21:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njëra nga kandidatët më të votuara për deputete nga rradhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelii ka shkruar pas akuzave që eksponent të VV-së kanë paraqitur kundër numrit të votive që LDK fitoi në diasporë. Kica-Xhelili ka shkruar se synonin më shumë se kaq, ndërsa për eksponentët e VV-së që po akuzojnë ka thënë se këto vota “le t’ju pengojnë e le t’i çmendin ata”.

    E plotë:

    Nga 40 mijë votues të LDK, të regjistruar e të deklaruar si votues tanët në degët tona në mërgatë, kanë votuar gjysma e tyre (rreth 20 mijë).

    Tejet falënderues, megjithatë, ne kishim pritur më shumë! Degët e strukturat tona ishin angazhuar masivisht që në mërgatë t’i kthehej vota LDK-së, por arritëm përgjysmë rezultatin e synuar.

    Por, pavarësisht që na u realizuan vetëm gjysma, edhe kjo po i pengon partisë në pushtet.

    Nuk i penguan 80% e votës për VV në konsulata;

    Nuk i penguan votat që i mbante lartë e poshtë Martini;

    Nuk i penguan fletëvotimet për VV pa vule, e as dyshimet mbi trenin bulgar në plot komuna;

    Nuk i pengonte Ministrja Gërvalla që përmes përfaqësive diplomatike organizonte tubime partiake;

    Nuk po i pengon as tani kur eksponentë të VV e burri i ministres së drejtësisë sorollaten nëpër QNR si në bashqe, e kërkojnë nga zyrtarët e LDK të dalin jashtë “për t’i dalë fer”, si rrugaqë që vetëm në institucione publike s’e kanë vendin.

    Por ama, atyre po i pengon që rreth 20 mijë vota të mërgatës i mori LDK.

    Epo ja, le t’i pengojnë; le t’i çmendin!

    Vota e mërgatës për LDK do të mbrohet nga akuzat e pabaza, sikurse u mbrojtën votat e LDK nga eksponentë të VV që shanin e ofshanin nëpër QNR t’i anulonin votat tona me çdo kusht.

    Ngritja jonë prej 70 mijë votash është vetëm fillimi i ringritjes sonë! Dhe ata do të shajnë e ofshajnë për çdo rritje e ngritje tonën.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.