MINT sot ka marrë vendim për mbylljen e mediumit Klan Kosova për këtë vendim ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, shkruan Gazeta Demos.
“Mbyllja e Klan Kosova nënkupton vulosje të vrasjes së demokracisë.
Asgjë më pak se kaq!
Sot nuk po mbyllet një medium. Sot po shantazhohet e vritet liria e fjalës.
Kushdo që e legjitimon dhe arsyeton NUK përkon me idenë sublime të një Kosove demokratike dhe NUK e lejojmë të na mbajë leksione për demokraci” ka shkruar Kica Xhelili.