Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar Albulena Haxhiut, e cila ka thënë se ngritja e LDK-së në votat me postë është skemë kriminale.
Kica-Xhelili ka thënë se duhet të kesh mendje kriminale për të menduar se një parti tjetër nuk guxon të rritet në mërgatë.
Ajo ka shtuar se insistimi i Vetëvendosjes se rritja e LDK-së është krim, e ka shtyrë të dyshojë se LDK-ja ka mundur të ketë edhe më shumë vota.
“ Se mijëra votat shtesë që i pritëm e nuk na erdhën, na kanë avulluar pikërisht këta. Siguria e tyre se ne duhet të kemi më pak vota në mërgatë është indikacion që këta kanë menduar që na kanë “fshirë” votat e si rezultat, këto 20 mijë s’po i dalin në matematikat e tyre kriminale”, ka thënë Kica-Xhelili në një postim në Facebook.
“Rritja jonë është krim për ta, sepse ia pamundëson skemat e tyre kriminale”, ka thënë ajo.
“Këta paskan harruar që LDK dikur kishte partinë më të organizuar e strukturuar në mërgatë, sikurse synon ta ketë shumë shpejtë sërish. Sikurse ka punuar me strukturat tona të palodhshme këto 4 vite që LDK t’i rikthet mërgatës, e mërgata LDK-së”, ka thënë Kica-Xhelili.
Postimi i plotë:
VV po e quan skemë të organizuar kriminale faktin që LDK është rritur në mërgatë!
Çfarë mendje krimineli duhet të kesh, të mendosh se një parti tjetër nuk “guxon” të rritet në mërgatë!
Insistimi i tyre se rritja jonë është krim më bën të dyshoj thelbësisht që ne kemi pasur edhe më shumë vota se kaq! Se mijëra votat shtesë që i pritëm e nuk na erdhën, na kanë avulluar pikërisht këta. Siguria e tyre se ne duhet të kemi më pak vota në mërgatë është indikacion që këta kanë menduar që na kanë “fshirë” votat e si rezultat, këto 20 mijë s’po i dalin në matematikat e tyre kriminale.
Rritja jonë është krim për ta, sepse ia pamundëson skemat e tyre kriminale.
Këta paskan harruar që LDK dikur kishte partinë më të organizuar e strukturuar në mërgatë, sikurse synon ta ketë shumë shpejtë sërish. Sikurse ka punuar me strukturat tona të palodhshme këto 4 vite që LDK t’i rikthet mërgatës, e mërgata LDK-së.
Këndellja elektorale është ankthi i tyre më i madh!
Sepse ata e dijnë, sikurse votuesi ynë, që ata i përsërisin gënjeshtrat me shpresë që duke i përsëritur çdo ditë, bëhen të besueshme për votuesin – pa llogaritur që pikërisht votuesi do të bëhet MAKTHI i tyre, duka ua përplasur fytyrës një realitet të paevitueshëm: një ditë, gënjeshtrave të tyre, duke i përsëritur si refren, do t’i besojnë vetëm ata!
Doarsa R. Kica