KHF Istogu ka nderuar me mirënjohje post-mortem z. Haki Rugovën për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në rritjen dhe zhvillimin e këtij klubi, transmeton GazetaDemos.
”Z. Haki Rugova ka qenë një nga basketbollistët më të shquar të Istogut dhe një mbështetës i palodhur i klubit. Si ish-sportist dhe më pas si përkrahës i pasionuar i KHF Istogu, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të klubit. Gjatë periudhës që shërbeu si Kryetar i Komunës së Istogut, z. Rugova ka kontribuar edhe në mbështetje të përfaqësimit të klubit në garat ndërkombëtare, duke mundësuar që KHF Istogu të shfaqej në nivele më të larta”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i klubit:
Në kuadër të 20-vjetorit të KHF Istogu, klubi ka nderuar me mirënjohje post-mortem z. Haki Rugovën për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në rritjen dhe zhvillimin e klubit tonë. Fatkeqësisht, ai nuk është më mes nesh, por do të mbetet gjithmonë pjesë e historiografisë së KHF Istogu si Kryetari i Përjetshëm i Istogut.
Z. Haki Rugova ka qenë një nga basketbollistët më të shquar të Istogut dhe një mbështetës i palodhur i klubit. Si ish-sportist dhe më pas si përkrahës i pasionuar i KHF Istogu, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të klubit. Gjatë periudhës që shërbeu si Kryetar i Komunës së Istogut, z. Rugova ka kontribuar edhe në mbështetje të përfaqësimit të klubit në garat ndërkombëtare, duke mundësuar që KHF Istogu të shfaqej në nivele më të larta.
Mirënjohja dhe respekti për z. Rugovën do të mbeten të përjetshme në zemrat e anëtarëve të klubit dhe të qytetarëve të Istogut.